Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Qytezë të Devollit, ku makina ka përplasur 13-vjeçarin.

I mituri ka qenë duke ecur në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale T. D.

13-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës, ndërsa shoferi i mjetin ndodhet në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel