Chancel Mbemba shënoi golin e avantazhit të përkohshëm të Marseille ndaj Tottenhamit, megjithatë sfida u mbyll në barazim dhe francezët do të duhet të vijojnë aventurën e tyre në Europa League tashmë.
Në përfundim të sfidës, futbollisti i francezëve deklaroi se askush nuk u kishte treguar atij dhe shokëve të tij se me barazim Marseille nuk kalonte në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Ne e dinim që mund të kualifikoheshim edhe me barazim, pasi askush nuk na tregoi ç’po ndodhte në ndeshjen tjetër. Në pankinë dinin gjithçka, por nuk na treguan, ndaj jemi shumë të zhgënjyer, pasi mund të luanim shanset tona dhe të rrezikonim pak më shumë”, u shpreh Mbemba.
Këtë “gabim” e pranoi edhe trajneri Igor Tudor, që tha se në pankinë dinin gjithçka, por për shkak të konfuzionit, menduan që të mos njoftonin lojtarët në fushë dhe t’i linin të përqendroheshin te ndeshja.
Top Channel