Biden “godet” industrinë e naftës: Po abuzojnë hapur, përfitime marramendëse nga lufta!

01/11/2022 13:38

Rritja stratosferike e çmimit të energjisë që po mundon pjesë të ndryshme të botës, iu faturua në pjesë të madhe konfliktit në Ukrainë. Por presidenti amerikan Joe Biden thotë se edhe po abuzohet në emër të luftës.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi hapur  kompanive të karburantit dhe gazit që të përdorin fitimet e tyre në nivele rekord për të ulur kostot për amerikanët, si dhe të rrisin prodhimin, ose në të kundërt, të paguajnë një nivel më të lartë taksash. Deklarata erdhi teksa vazhdon përballja me çmime të larta të karburantit, ndërsa zgjedhjet e mes mandatit që konsiderohen një sprovë e fortë për demokratët e tij, janë vetëm një javë larg.

“Kompanitë e kryesore të naftës që po nxjerrin fitime të mëdha, ndërsa amerikanët, të lodhur nga inflacioni, po paguajnë shuma të konsiderueshme për të furnizuar makinat e tyre. Industria e naftës nuk e ka përmbushur zotimin e saj për të investuar në Amerikë dhe për të mbështetur popullin amerikan. Ata nuk po nxjerrin thjesht fitimet që u takojnë, ata po nxjerrin fitime aq të mëdha sa është e vështirë të besohet.”– tha Biden.

Mendoj se e gjithë kjo është revoltuese, u shpreh Biden që duke marrë haptazi krahun e konsumatorëve tha se nëse këto fitime do t`u kalonin atyre, çmimi i benzinës do të ulej me rreth 50 centë. Pas kësaj, erdhi dhe kërcënimi për firmat abuzuese.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta. Është koha që këto kompani ta ndalin përfitimin e tyre nga lufta.”– tha Biden.

Presidenti Biden tha se kompanitë e naftës dhe gazit duhet të investojnë fitimet e tyre për uljen e kostove për amerikanët dhe rritjen e prodhimit dhe se nëse nuk e bëjnë këtë, ai do t’i kërkojë Kongresit të shqyrtojë mundësinë e detyrimit të kompanive të naftës që të paguajnë gjoba tatimore dhe të përballen me kufizime të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA