Pa e pasur idenë për atë që i priste, viktimat fatkeqe të shembjes së urës së varur në Indi, shiheshin sot në video duke qeshur e luajtur me njëri-tjetrin para se struktura të niste lëkundjen e tragjedisë.
Brenda disa sekondash të qeshurat e tyre u zëvendësuan nga ulërimat e tmerrit teksa shumë prej tyre ranë drejt vdekjes.
Katastrofa shënon një nga aksidentet më të rënda të 10 viteve të fundit në Indi, teksa të pakten 141 njerëz kanë vdekur në urën pedonale të epokës koloniale mbi lumin Macchu të dielën mbrëma.
Policia vendase ka nisu hetimet kriminale për ngjarjen pasi u mësua se kalimi këmbësor ishte në rinovim prej disa muajsh dhe ishte hapur javës që shkoi për publikun pa certifikimin e mundshëm t sigurisë.
Pamjet e tmerrshme tregojnë një grup të rinj indianë Diwali që bëjnë foto e buzëqeshin, para se kavot mbi ta të nisin të lëkunden furishem.
Dhe papritur kavot këputen, ndërsa viktimat lëshohen poshtë drejt vdekjes nga rreth 12 metra lartësi.
35 nga të vrarët besohet se isihn nën 14 vjeç, teksa familjet e tyre prisnin më kot lajme për të dashurit.
Ura ishte mbushur me qindra njerëz që festonin traditën indiane Diwali dhe festivalin e Chhath Puja.
Qindra ranë në ujin poshtë urës së shembur ndërsa dhjetra të tjerë mbetën të kapur në rrënojat e urës.
Video tregon njerëz që kapeshin në pjesët e urës ndërsa grupet e shpëtimit përpiqeshin t’i arrinin për t’i shpëtuar.
Një numër i madh punonjësish emergjence vërshuan në vendngjarje, së bashku me oficerë të marinës, dhe forcave ajrore.
Hetimet për përgjegjësit e tragjedisë vijojnë.
Top Channel