Një burrë ka shpërthyer një bombë benzine të mbushur me fishekzjarre në qendrën e emigracionit në portin jugor të Doverit në Britani, teksa më vonë raportohet se ka vrarë veten.
Sulmuesi ende i paidentifikuar publikisht, ishte i racës së bardhë dhe i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa dhe erdhi në qendrën e procesimit të emigrantëve me një mjet të bardhë fuoristradë SEAT.
Incidenti vjen në kohën kur rreth 1,000 emigrantë kanë mbërritur prej të shtunës ilegalisht në Dover duke kaluar ngushticën me Francën.
Ai kishte dalë nga mjeti dhe lëshoi tre bomba shishe benzine, një prej të cilave nuk u ndez, tha një fotograf i agjencisë së lajmeve.
Sipas raportimeve, pas sulmit ai shkoi me makinë në një pikë karburanti, lidhi një lak të improvizuar rreth qafës dhe nga ana tjetër e lidhi në një shtyllë metale. Ndërsa më pas i dha gaz makinës duke vrarë veten, raportonte agjencia Reuters.
BREAKING: A fire ripped through a new British immigration border force centre in Dover after a man was seen throwing what have been described as “petrol bombs” at it today. https://t.co/lxUXc0xHkq
— Sam Stevenson (@bySamStevenson) October 30, 2022
Policia nuk konfirmonte raportimet se sulmuesi kishte vdekur, por tha se janë ende “duke hetuar rastin”.
Nathalie Elphicke, deputetja konservatore e Dover, tha se ishte “thellësisht e shokuar nga incidenti”.
Policia e rajonit Kent konfirmoi se në Dover “dy deri në tre mjete ndezëse ishin hedhur brenda ambjenteve të emigracionit të ministrisë së brendshme”.
“Një plagosje e lehtë është raportuar, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe lokalizuar” tha policia.
Video të postuara nga rrjeti lokal GB News tregojnë stafin e qendrës së emigracionit që fikte një zjarr të vogël, teksa më vonë vijnë oficerët e policisë dhe rrethojnë zonën.
Top Channel