‘Washington Square’ konsiderohet si një nga parqet më të bukura të qytetit të New York, por nën 4 hektarët e tij me vende çlodhjeje e bimë të lulëzuara, gjenden mbetjet e trupave të rreth 20 000 njerëzve.
Poshtë një prej parqeve më popullorë në SHBA dikur zyrtarët kanë flaknin trupat e nju-jorkezëve të varfër e të sëmurë.
Në parkun Washington shihen përherë studentë ose shëtitës me qen, të pandërgjegjshëm për faktin e zbuluar nga studiuesja Carmen Nigro e cila regjistroi shënimin në Librarinë Publike të New York.
Ajo tha: “Ajo që gjendet poshtë këtij ambjenti të riveshur me bimësi e të dekoruar bukur, është shumë më e sëmurë.”
Para se të kthehej në park ‘Washington Square’ ka qenë varrezë e të varfërve, ku varroseshin njerëzit e paidentifikuar apo të pa-kërkuar nga të afërmit.
Bashkia e New York City kishte blerë tokën në 1820 për vetëm $4,500 për të trajtuar çështjen e varrosjes së viktimave të Etheve të Verdha, shkruan The Mirror.
Qyteti kishte planifikuar fillimisht të varroste vetëm 5,000 trupa në park, por vdekjet e shumta në1797 e 1803, detyruan ata të shumëfishonin kapacitetin.
Në vitin 1799, qyteti kaloi urdhrin që cilido që vdiste nga sëmundja, qoftë i varfër apo i pasur, të varrosej në këtë varrezë.
Kështu që varrmihësit detyroheshin të ngjeshnin trupat prej mungesës së hapësirës, nganjëherë duke i vendosur sipër njëri-tjetrit.
Një komentues shkruante për cështjen në YouTube: “Nganjëherë toka nuk mbante, dhe para se ta kuptoje, mund të prekje arkivolin apo skeletin e dikujt, duke i thyer kockat.”
“Njerëzit filluan ta vërenin këtë pas disa kohësh. Dukej sikur fantazmat dilni natën për të kërkuar pjesët e tyre të humbura”, shtonte komentusi.
Një studim i ri që ka analizuar ADN-në e skeleteve zbuloi një mutacion që besohet se kishte ndihmuar njerëzit t’i mbijetonin murtajës, teksa ngjarje të tilla mund të kenë ndihmuar evolucionin e sistemit imunitar të njeriut.
Top Channel