Prej 18 ditësh, Bordi i Transparencës nuk ndryshon çmimin e naftës. Edhe pse nga vendimi i fundit në 12 tetor, çmimi i 1 ton naftë është ulur me 15% kjo nuk është reflektuar nga Bordi i Transparencës.
Ekspertet e ekonomisë analizojnë shifrat dhe thonë se me çmimin e naftës me pakicë, Shqipëria lë pas dhe Luksemburgun, vendi me të ardhurat më të larta për frymë në Europë.
Ndërsa qeveria dhe bizneset ndodhen në një tryezë, ekspertët mendojnë se është momenti që të ulen taksat e vendosura mbi një litër naftë, pa rritur abuzimin.
Bordi i transparencës së çmimit të naftës, kur u ngrit u tha se kishte për synim vetëm transparencën e çmimit që luhatej në bursat ndërkombëtare vazhdimisht, por ndërsa bursat gjate tre javëve kanë ndryshuar, çmimet në Shqipëri mbeten në 240 lekë për litër. Arsyeja është se kaq e ka vendosur bordi në mbledhjen e fundit të para 19 ditëve. Ne këtë mënyrë ky bord nuk po bën transparencë, por është kthyer në alibinë e çmimeve kartel.
Top Channel