Pas dy orësh, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës.
Pas përfundimit të takimit “kokë më kokë”, palët nuk janë deklaruar për media.
Pjesë e diskutimit kanë qenë ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe çështja e presidentit.
PDK-ja kërkon që të miratohen në Kuvend ndryshimet për ligjin, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hamza në fillim të javës ka deklaruar se pasi të aprovohet projektligji, atëherë mund të takohen për të diskutuar temat e tjera.
Për presidentin, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka kohë vetëm deri më 6 tetor.
Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë, nuk ka as kandidat për president e as marrëveshje politike.
Në rast se deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri brenda këtij afati, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të katërtat në më pak se dy vjet.
Top Channel