Ekspertët dorëzojnë draftin për reformën zgjedhore/ Debate në komision, Bylykashi: Jemi vonë, s’ndryshon Kodi 6 muaj para zgjedhore. Gjiknuri: Pranojmë dështimin nëse …

31/10/2022 11:59

Drafti që ekspertët e reformës zgjedhore kanë dorëzuar në komisionin e posacëm për reformën zgjedhore ka shkaktuar debat mes deputetëve të pranishëm.

Për republikanin Fatmir Mediu, drafti është i panjohur për ta dhe nuk mund të diskutojnë mbi një dokument me të cilin ende nuk janë njohur.

Në të njëjtën linjë duket të jetë edhe deputeti demokrat, anëtar i Komisionit, Oerd Bylykbashi ndërsa ka theksuar se ndryshimet në kod nuk mund të bëhen 6 muaj para datës së zgjedhjeve.

Në përgjigje bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri tha se nëse opozita kërkon të mbyllë këtë komision, është gatshëm të pranojë dështimin e tij.

Pjesë nga debatet në Komision:

Mediu: Materialin e kam marre sot, s’mund ta diskutojmë brenda një ore. Është krejt anormale, që ne të vijmë të diskutojmë

Gjiknuri: Të shfrytëzojmë mundësinë për ta diskutuar, mos I miratojmë sot nëse keni nevojë për më shumë kohë. Nuk duam të imponojmë një axhendë jashtë konsesusit.

Vasili: Kemi plot ditë që nuk jemi mbledhur, kohë ka për të bërë punën si duhet dhe në mënyrë serioze. Në fundjavë është përgatitur një draft, nuk ka asnjë relacion spjegues. Ju kam thënë, por ju keni kokëfortësi e vota, na krijoni qorrsokakë. Më e pakta që mund është që këta ekspertë të mblidhen, të njihet ai të flasë me njëri tjetrin e të dalin me një material këtu. Ju kam nisur një letër me disa shqetësime parimore, dhe as nuk e referoni. Pua e votave ështe relative, por korrektesa ka mbajtur seriozitetin e punëve. Kush Ia mbajti dorën komisionit të shqyrtonte këto problematika. Unë them mos e privatizoni komisionin, jepini seriozitet, të dalim nga ky qerthull. Nëse nuk e bëni dot thoni.

Bylykbashi: Së pari ka një javë nga sot që presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Kanë nisur afatet zgjedhore. Kryesore është përcaktimi i disa piketave të rëndësishme, matja e afateve për të caktuar kush bën cfarë e kur. Kemi vendosur afate që lidhen me dekretin dhe vendosja e afateve të tjera shumë të rëndësishme, dhe afatet mos përplasen. Me këtë që vjen sot në komision dhe me punën e këtij komisioni, ne po bëjmë ndryshime vetëm 5 muaj para datës së zgjedhjeve. Është parim, por praktikë e mirë që legjislacioni nuk ndryshon 1 vit para zgjedhjeve, ne e kemi bërë të paktën 6 muaj para. Nuk jemi më tek kjo. Sot ka nis procesi zgjedhor, sot po ndërrohen edhe rregullat. Procesi hyn në jo stabilitet që vë në pikëpyetje punën e organeve që do i zbatojnë, Pra nuk k atë drejtë ta bëjë më në këtë fazë, do ketë subjekte që mundet të dëmtohen. Të gjithë modalitetet janë problem sot. Po vijnë me paketa të mëdha të bëjmë Kodin 5 muaj e gjysmë para zgjedhjeve. Ky komision si do e cojë këtë punë përpara, kur do ta mbarojë? Llogarisni kohën se kur një kod i ri zgjedhor, kur do të jemi në gjendje tit hemi subjekteve e keni fushën të lirë tani. Ky komision, po bën ndryshime që cënojnë procesin zgjedhor. Ne duhet të shohim cfarë nuk e cënon procesin.

Alibeaj: Bashkëkryetarët janë garant të procedurës, t’I japin mundësinë optimale për t’u njohur kujtdo të njihet me materialet. Z. Vasili ka paraqitur një shkresë, ku me të drejtë që një nga cështjet kryesore për tu adresuar janë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për sa më përket, në materialin shpërndarë sot janë të paraqitura, sygjerimet dhe cështjet për listën e zgjedhësve. Një orë e më parë duhet të përcaktojmë eventualisht të gjitha ato difekte. Jam dakord me faktin tjetër që secili nga ekspertët e tjerë të marrë kohë optimal për t’I parë e analizuar. Puna e ekspertëve s’duhet kufizuar, të kenë kohën për t’u njohur që të ecim me miratimin e sygjerimeve. E kam të qartë që një pjesë e sygjerimeve nuk duhet bërë afër zgjedhjeve, por ama kur ne themi se një nga cështjet që dëmton zgjedhjet, përdorimi i administratës, buxhetit, prokurimeve, këto kërkojnë nevojë për adresim në cdo kohë. T’u jepet koha ekspertëve. Ne kemi miratuar kalendarin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, një pjesë të ndryshimeve të ecin më shpejt. Kam përshtypjen ekspertët komunikojnë, materialet shpërndahen, secili nga ekspertët duhet të gjejë kohën dhe mos bëhen pengesë.

Gjiknuri: Thamë do i trajtojmë të gjitha rekomandimet. Nëse doni mos merremi fare, maxhoranca s’ka ndonjë problem. Nuk më vjen mirë, do pranoj një dështim të punës time, dhe do thoja ok edhe këtë punë mund të mos e bëjmë. Opozita të jetë e qetë brenda parimeve të pranueshme. Do i referohem edhe letrës së Vasilit, ishte një deklarim politik. Nuk pash ndonjë risi të shtuar. Do nisemi nga disa parime, që janë rekomandimet e ODIHR.Nëse opozita dëshiron mos preket asgjë, e pranoj dështimin tim, le mos merremi me kodin zgjedhor. E marr vesh që opozita e ka merak rolin e shtetit, por ka një rol thelbësor, shteti s’duhet të ngrijë se ka zgjedhje. Të bëhet prezantimi, anëtarët të marrin kohën e nevojshme, ose nëse keni ide ta ndërpresim meqë ka dalë dekreti, pranojmë dështimin.

Bylykbashi: Ky komision mund të bënte shumë punë, data është për 5 muaj e gjysmë, e kjo nuk do të thotë se nuk jemi në gjendje. Prano përgjegjësinë për këtë gjë. Unë thash mos cënojmë gjëra të pacënueshme. Praktika ka qenë marrja e ekspertizës nga OSBE, ku jemi me këtë cështje?

Gjiknuri: Ekspertët e ODIHR pritet të përcaktohen shumë shpjet. Bëra një mea culpa, por s‘mund të rregulloj punët e opozitës. Kemi kohë, kemi vullnet, kemi dëshirë për të realizuar objektivat.

Vasili: Ti nuk di c’flet. Nëse ke marr angazhimin të bësh militantin gjej një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA