Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kundërshtarët e tij republikanë kanë shkëmbyer akuza për trajtimin e ekonomisë amerikanë nën administratën e tij. Me rritjen e inflacionit dhe tregjet e aksioneve në prirje rënëse për pjesën më të madhe të këtij viti, republikanët kanë folur për “recesionin e Joe Biden”.
BBC shkruan se Biden ka kundërshtuar se ka pasur rritje të mirë të vendeve të punës dhe papunësi të ulët duke thënë se ekonomia është shumë herë më e fortë.
Në tre muajt e parë të këtij viti ekonomia amerikane u tkurr me 1.6 % dhe më pas me 0.6 % në tremujorin e dytë.
Megjithëse shifrat e fundit tremujore tregojnë rritje pozitive.
Ndikimi i pandemisë Covid në rritjen ekonomike gjatë presidencës Trump ishte dramatik, me një rënie të mprehtë në vitin 2020 si rezultat i bllokimeve, e ndjekur nga një rimëkëmbje po aq dramatike pasi u hoqën kufizimet.
Duke parë një këndvështrim më të gjatë, rritja ekonomike gjatë vitit të parë të zotit Biden në detyrë (nga janari 2021) ishte më e madhe se në kohën e presidentëve Trump dhe Obama.
Ndërsa lidhur me parashikimet e OECD-së për vitin 2023 sugjerojnë që SHBA-ja të mbetet në aspektin e rritjes ekonomike pas disa ekonomive të tjera të mëdha si Kina, Japonia dhe Franca.
Biden ka theksuar vazhdimisht rritjen e fortë të vendeve të punës si një arritje të madhe.
Në shtator, ai tha se rreth 10 milionë vende të reja pune ishin krijuar që nga marrja e detyrës.
“Kjo është rritja më e shpejtë e vendeve të punës në çdo moment të çdo presidenti në të gjithë historinë amerikane,” ka thënë ai.
Top Channel