Pas Belind Këlliçit në primaret e PD si kandidat për bashkinë Tiranë,  futet në garë edhe Gert Bogdani. Nga selia blu Bogdani shpjegoi disa elementë se ku do ta përqendrojë fushatën brenda partisë së tij e marrë vot-besimin.

“Shpallja e kandidaturës në këtë proçes primaresh, është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi,  për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Për t’i prirë rimëkëmbjes së Tiranës, e cila do të vijë vetëm përmes një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që në qendër ka dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit. Një programi që vendos prioritetet e duhura dhe që jetëzohet përmes konsultimit dhe përfshirjes së gjerë të intelektualëve, profesionistëve, krijuesve, aktivistëve, qytetarëve dhe komuniteteve, brenda Shqipërisë dhe në Diasporë – të cilët pushteti i sotshëm u ka mbyllur çdo derë, duke i shtyrë sistematikisht dhe me arrogancë jashtë zhvillimeve dhe projekteve madhore që shënojnë të tashmen dhe të ardhmen e Kryeqytetit.”- Tha Gert Bogdani.

Gert Bogdani u tha demokratëve që do të votojnë në primare se  qeverisja e Tiranës me integritet dhe transparence janë dy kolonat bazë të programit që ai do të prezantojë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA