Gëzim Rredhi është 62-vjeçari, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, teksa po mblidhte ullinj.
Gazetarja e Top Channel ka mësuar se viktima ishte pedagog prej shumë vitesh në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë, në Universitetin e Gjirokastrës.
Sipas burimeve 62-vjeçari shkonte shpesh në lagjen numër 1 në Ksamil për qejf, pasi kishte pronën e tij atje. Gëzim Rredhi kishte vetëm dy ullinj në oborrin e banesës dhe është rrëzuar teksa po mblidhte prodhimin.
Rrëzimi i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme pa mundur t’i jepet ndihmë për ta transportuar në spital.
Njoftimi policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel