Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit.

Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij.

Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.

Megjithatë prej pak kohësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Kështu lanë në fillim të kuptohej përmes rrjeteve sociale. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.

E mesa duket Ariana e ka harruar tashmë përfundimisht reperin, pasi së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj.

Ditën e sotme, Ariana ka lajmëruar se është fejuar me partnerin e saj të ri e këtë na e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në Instastory, ku duken dora e saj dhe e partnerit me unaza fejese në gisht. Gjithashtu modelja ka shkruar:

“Okej. Tani ka mbaruar”

Pas ndarjes, modelja i ka pasur të shumta postimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, duke nisur nga dedikimet e në rastin më të fundit duke e ofenduar madje. E në një bisedë ‘online’ për ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA