Ingrid Gjoni dhe Stine ishin të ftuarit e radhës në Më lër të flas në Top Channel këtë të shtunë.
Nuk kishte si të mos mungonte një pyetje nga jeta personale e këngëtares, e cila tha se asnjëherë nuk ka qenë vetëm.
Kujtojmë se Ingrid Gjoni është nënë e një djali të quajtur Parid.
Donald: Si shkon jeta personale?
Ingrid: Si kokrra e mollës.
Donald: Po këtë mollën e ha njeri apo se ha njeri?
Ingrid: Edhe hahet ndonjëherë, kur kemi kohë ditë hën, marte, se enjte premte shtunë kemi koncerte.
Donald: Shumë mirë.
Romeo: Duke qenë se jetën tënde personale nuk e nxjerr në portale në ça faze je tani, je s’je?
Ingrid: Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm.
Romeo: Po ça fati!
Kujtojmë se Ingrid Gjoni dhe Stine janë një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar prej vitesh tashmë në treg.
Top Channel