Tre persona janë vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit iu janë gjetur lëndë narkotike.

Si fillim janë arrestuar dy të rinj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbanin në banesa lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Autorëve, D. K. 26 vjeç dhe E. Gj. 24 vjeç, iu janë sekuestruar rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.

Gjithashtu në vijim të operacionit policor të koduar “Plani”, u arrestua një 27-vjeçar me iniciale K. M., pasi mbante me vete kanabis.

I riu u vu në pranga në Laç, por jetonte në Vlorë, ndërsa policia sekuestroi 85 gramë lëndë narkotike.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi policisë: 

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Plani”.

Sekuestrohet sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 3 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, duke ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun, si dhe duke përdorur hetimet proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Plani”.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. K., 26 vjeç dhe E. Gj. 24 vjeç. Këta shtetas janë ndjekur gjatë një hetimi disajavor proaktiv, si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të banesave, u janë gjetur rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën informative, është kapur në flagrancë, në Laç, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 85 gramë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA