Katër pacientë në spital/ 38 të infektuar dhe asnjë humbje jete nga Covid, gjatë 24 orëve të fundit

29/10/2022 16:42

38 është numri i qytetarëve të infektuar me Covid në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithsej janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë personat në këto bashki:

19 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Vlorë, Sarandë, Korçë, Dimal, Elbasan, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, Maliq.

Gjithsej janë 242 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim katër pacientë.

Në orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Numri i të shëruarëve ka arritur në 327,948 që nga fillimi i epidemisë, pasi gjatë 24 orëve të fundit 17 persona nuk janë më të infektuar.

Statistika ( 29 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 581

Testime totale 1,996,731
Raste pozitive 331,783
Raste të shëruara 327,948
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 158
Vlorë 26
Fier 11
Berat 11
Durrës 10
Gjirokastër 9

Shkodër 4
Elbasan 3
Lezhë 3
Korçë 3
Kukës 1
Dibër 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA