Sulmet shkatërruan sistemin energjisë elektrike/ Vijojnë problematikat në Kiev, autoritetet thirrje banorëve: Përdoreni me kursim

28/10/2022 17:38

Zyrtarët e Kievit po paralajmërojnë banorët në kryeqytet që të përdorin energjinë elektrike “me kursim”, pasi ndërprerjet vijojnë të jenë prezente.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë vijuar në Ukrainë pas sulmeve në sistemet kryesore.

“Situata mbetet ende e tensionuar dhe për fat të keq është shumë herët për të folur për stabilizimin e sistemit. Ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdojnë në rajon. Më e vështirë dhe më e qëndrueshme se më parë”, tha udhëheqësi rajonal Oleksiy Kuleba.

Ai shtoi se banorët duhet ta përdorin energjinë elektrike “me kursim”.

Që nga 10 tetori, Rusia ka bombarduar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë sulmesh me raketa dhe dronë.

Sipas autoriteteve vendase deri më tani është dëmtuar 40% e sistemit energjetik, e cila ka sjellë pasoja të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA