Në Shupenzë, të Bulqizës kryeministri Rama reklamoi një treg të ri ku shiten prodhimet bujqësore të zonës.
Rama ju tha fermerëve që morën pjesë në takimin e tij para elektoral se është e nevojshme që në të gjithë vendin krahas ndërtimit tregje të reja të shtohen edhe pikat e grumbullimit.
“Ne kemi ndërtuar shumë pika grumbullimi. Ka nevojë akoma për më tepër. I kemi ndërtuar duke mbështetur kërkesa të subjekteve të caktuara. Tani duhet të shkojmë në një fazë tjetër. Nuk duhet të presim që të vijë dikush nga hëna që do të thotë “hajdeni ju bletarë se po ja u mbledh unë mjaltin”. Se ky mund të vijë, po mund të mos vijë kurrë. Ne duhet të ndërtojmë këto shoqëri, biznese të përbashkëta. Një biznes është që ti e prodhon mjaltin dhe një biznes tjetër është që ti e përpunon mjaltin. Në një pikë grumbullimi dhe përpunimi,” -tha Rama.
Kryeministri e përsëriti nevojën e bashkimit të fermerëve duke theksuar se “nëse nuk bashkoheni atëherë në shitje do të jeni të dobët.
Top Channel