Momentet dramatike të përmbysjes së peshkarexhës dhe shpëtimit të ekuipazhit në brigjet skoceze të Detit të Veriut (fotot)

26/10/2022 15:23

Disa imazhe dramatike ajrore sillnin sot momentet e fundosjes së ngadaltë të një anijeje peshkimi e cila u bllokua në cekësirë në një zonë të rrezikshme të Detit të Veriut, çka detyroi nisjen e një operacioni shpëtimi nga roja bregdetare e Skocisë.

Ocean Maid u përmbys dje në brigjet skoceze tëAberdeenshire.

Katër anëtarë të ekuipazhit që ishin në bord u evakuan nga grupet e shpëtimit pak para se anija e tyre të fundosej.

Anija nuk kishte shumë që kishte nisur lundrimin e saj kur u gjet në telashe në pikën e njohur problematike detare të Cairnbulg Beacon, e cila i ka kushtuar shtrenjtë dhe anijeve të tjera në të kaluarën.

Anija Ocean Maid po fundosej vetëm disa metra larg rrënojës se anijes Sovereign BF380, e cila u bllokua aty e rrezuar në vitin 2005 edhe ajo pas përplasjes me shkembinjtë e Cairnbulg.

Pamjet dramatike ajrore të Ocean Maid tregonin anijen e batuar në një anë pranë një sinjali pluskues, duke i dhënë një pamje të çuditshme sikur të kishte rënë në zbrazëtirën e oqeanit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Në të tjera imazhe shiheshin tufa zogjsh që qëndronin mbi anijen tjetër të anuar Sovereign, duke parë sesi fundosej mjeti radhës në valët e shkumëzuara.

Ndërsa në një tjetër shihej grupi i shpëtimit që buzëqeshte nga kamera pasi shpëtoi ekuipazhin.

FOTO GALERI
1/9
Disa imazhe dramatike ajrore sillnin sot momentet e fundosjes së ngadaltë të një anijeje peshkimi e cila u bllokua në cekësirë në një zonë të rrezikshme të Detit të Veriut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA