Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i dorëzoi sot Kuvendit dy kandidatura për Avokatin e Popullit.
Nga kryesia e Kuvendit, Alibeaj tha një deklaratë për mediat se emrat janë përzgjedhur në bazë të disa kriteresh të rëndësishëm, pastërtia e figurës.
“Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, të gjithë e këtë proces e kemi para me seriozitetin më të madh për shumë arsye. Sot e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar është e deformuar. Institucionet e pavarura janë të kapura dhe të përqendruara në një dorë të vetme maxhoranca.
Në kemi dhënë sinjale për mënyrën si duhet të zgjidhen funksionarët e latë.
Kriteret e kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut, aftësia profesionale apo kriteri i lojalitetit politik. Është një rast i mirë për ta vënë në jetë. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën.
Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho. ”- tha Enkelejd Alibeaj.
Top Channel