Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen “Skenderbeg” , pranë zonës së njohur si “Prek Cali” në Shkodër.

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, personi K.F dyshohet se ka qëlluar me  pistoletë dhe është larguar.

Plumbat kanë prekur mjetin tip “Volkswagen”, me targa angleze, ndërsa nuk ka të lënduar.

Plumbat kanë devijuar edhe në krahun tjetër të rrugës duke dëmtuar edhe një tjetër automjet të parkuar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën për të  kapur autorin.

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA