Një udhëtues në kohë që pretendon se vjen nga viti 2236 ka paralajmëruar se jemi vetëm disa ditë larg kontaktit të parë zyrtar me alienët.
Rrjeti britanik TheSun shkruan se një përdorues i TikTok që e quan veten ‘Real Time Traveler’ (Udhëtues real i Kohës) thotë se tre evente madhore do të zgjerojnë ndjeshëm kuptimin e njeriut për botën dhe i pari pritet të ndodhë shumë shpejt.
Pa përmendur prova konkrete, përdoruesi thotë në mesazhin e tij se njeriu do të nisë të njohë “krijesa anormale,” teksa bashkëveprimet me alienët do të rriten.
Në videon që është shikuar mijëra herë, ai shton më tej: “Po, besojeni apo jo, jam një udhëtues i vërtetë në kohë nga viti 2236 dhe dua t’ju paralajmëroj për këto ngjarje të së ardhmes”.
“Më 21 tetor, një krijesë anormale pikaset në lindje të Amerikës së Veriut, kjo krijesë përshkruhet si njerëzore por e rrezikshme.
“Më 12 dhjetor, specia aliene “Azarx” do të publikohet në mediat e çdo kontinenti, teksa rastet e bashkëveprimit me alienët shtohen në sytë e publikut”.
“Ndërsa më 16 janar, 2023, ADN-ja e njeriut do të modifikohet për të shtuar jetëgjatësinë dhe rritur forcën e njeriut” shtojnë ata.
Përdoruesit e TikTok ishin normalisht të përçarë për pretendimet duke theksuar se dhe parashikime të mëparshme të autorit nuk ishin realizuar.
“Nëse je një udhëtues në kohë, si udhëtove në këtë periudhë të kohës,” pyeste një përdorues.
Një tjetër tha me shaka: “Janë bërë kaq shumë udhëtues në kohë, të paktën të na tregojnë numrat e llotarisë për javën që vjen”.
Kohët e fundit në TikTok janë shtuar faqet e udhëtuesve të pretenduar në kohë, ose që vijnë nga e kaluara dhe mund të zhvendosen në pika të ndryshme të kohës.
Kjo ka bërë që pretenduesit të japin parashikime shokuese si rënie meteorësh apo ndryshime madhore për njerëzimin.
Top Channel