Topi i Artë është çmimi individual më prestigjoz në botë, i lakmuar nga lojtarët më të mirë, burim ëndrrash dhe frymëzimi për çdo fëmijë që dëshiron të bëhet profesionist në të ardhmen.
I tillë mund të konsiderohet edhe suksesi i Karim Benzema, simbol i sakrificës, punës së madhe dhe dedikimit e për më tepër që akordimi i këtij viti nuk ka pasur asnjë kontestim.
Podiumi i Topit të Artë 2022 është sa i merituar por edhe i paprecedentë për një arsye të vetme. Mosha e tre lojtarëve Benzema (34), Mane (30), De Bruyne (31) formojnë një nga podiumet më të vjetra të historikut të Topit të Artë. Mosha e tyre e kombinuar është 95- vjeç dhe është një tregues i rendimentit të lartë të futbollistëve përgjatë edicionit futbollistik pavarësisht moshës madhore.
Jo vetëm kaq, por Karim Benzema u bë lojtari më i vjetër që fiton trofeun që prej Stanley Mattheës në 1956 që i është akorduar çmimi në moshën 42-vjeçare, një rekord që mbahet anglezi dhe vështirë se do të superohet nga dikush tjetër.
Nga një fëmijëri me telashe të shumta, te vështirësitë në jetesën në Lyon, për të vijuar me shpërthimin sportiv me fanellën e skuadrës së qytetit në të cilin lindi, hapi gjigand te Galaktikët e Real Madridit, por pa harruar dhe gjithë njerëzit që e ndihmuan gjatë rrugës. Siç deklaroi edhe vetë Benzema: ”Ky është Topi i Artë i njerëzve.”
Top Channel