Chelsea merr “emrin” e Mount, Broja luan vetëm 7 minuta/ United ndan pikët me Newcastle

16/10/2022 17:12

Chelsea ka fituar në transfertë ndaj Aston Villla, ndërsa protagonist i kësaj sfide ishte Mount. Ky takim u mbyll me rezultatin 0-2, me golin e parë që Mount e realizoi në minutën e 6’. Më pas në minutën e 65’ Mount realizoi golin e dytë personal dhe po ashtu të dytin për skuadrën, duke u dhuruar “bluve” të Londrës fitoren.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja u aktivizua në minutën e 89’ në vend të Sterling dhe së bashku me kohën shtesë luajti vetëm 7 minuta. Pas raundit të 11 të Premier League, Aston Villa rendite në vend të 16-të me 9 pikë, teksa Chelsea në vend të katërt me 19 pikë.

Manchester United-Newcastle ndanë pikët në sfidën që u mbyll pa gola. Ky takim ishte shumë i luftuar nga të dyja anët, por në fund ndeshja u mbyll pa fitues. Pas javës së 11-të Manchester United renditet në vend të 5-të me 16 pikë, teksa Newcastle qëndron në vend të 6-të me 15 pikë.

Southampton-West Ham u ndanë me barazimin 1-1, në një sfidë që në pjesën më të madhe u dominua nga “Hammers”. Rrugën drejt rrjetës të parët e gjetën vendasit, me Perraud që shënoi në minutën e 20’. Megjithatë në minutën e 64’ miqtë gjetën barazimin me golin e Declan Rice.

Pas javës së 11-të Southampton vuan në vend të 18-të me 8 pikë, teksa West Ham renditet në vend të 11-të me 11 pikë.

Top Channel