Pas kongresit të PSE në Berlin, Rama paralajmëron tur dialogu me bashkitë: Ambiciet për mandatin e tretë

15/10/2022 13:03

Me një foto me Kryeministren e shumë përfolur finlandeze, Sanna Marin, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama njofton përfundimin e Kongresit të PSE, ndërsa paralajmëron me kthimin në Shqipëri, nisjen e një turi dialogu me bashkitë e Shqipërisë.

“Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë #TëBashkuarJoTëNdarë🤝; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë”- shkruan Rama në facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA