D-Day, e diela “uragan”/ Betejat sportive të kontinentit vijnë vetëm në DigitAlb-Supersport

15/10/2022 15:30

E diela uragan po afron! Shënojeni me të kuqe që tani 16 tetorin.

Është e diela që shpalos betejat epike të Olimpit të futbollit në Supersport. Kontinenti mban frymën për sfidat e mëdha anembanë Europës.

Real-Barca, Liverpul-Manchester City, PSG-Marsejë në të njëjtën ditë, dhe jo vetëm!

El Clasico, vjen si kurrë më parë! Real dhe Barcelona përplasen në orën 16.15 në betejën e dy botëve në Santiago Bernabeu. Los Blancos, mbretër të Europës dhe Spanjës, përballë Barcelonës së ringritur të Xavit që synon ti kthejë sërish në majë.

Spektakli i pakrahasueshëm i El Clasicos vjen i ndezur ne maksimum me Realin e Barçën që ndajnë kreun. Cili prej tyre do ta pronësojë? Rivaliteti qindra vjeçar sjell aktin që vendos hegjemoninë në La Liga.

Stili british, supremacia e Premier League, merr skenën në Anfield, aty ku në 17.30 luhet Liverpool – Manchester City. Sfida që ka vendosur titullin vitet e fundit, vjen më e zjarrtë se kurrë. Makina perfekte e Guardiolës, me robotin e golave Haaland, përballë zjarrit në gji të të kuqve dhe grintës së Klopp, në shansin e tyre të fundit për të treguar se nuk dorëzohen në betejën disa vjeçare për fronin e futbollit anglez.

Franca ndalet për klasiken e vitit. PSG-Marsejë shkëlqen në horizontin e Kullës Eiffel. Në orën 20:45, Parku i Princave Neymar Messi e Mbappe kërkon ti rezistojë sulmit marsejez, me Alexis Sanchez , Payet e shokë që vetëm 3 pikë pas milionerëve të sheikëve kërkojnë të pushtojnë Parisin dhe Ligue 1.

Marshi i futbollit teuton, gjëmon më fort se kurrë këtë të dielë. Në Gjermani ka një revolucion ne futboll. Union Berlin , surpriza që askush se priste shijon ëndrrën si kryesues. “Të hekurtit” berlinezë presin Dortmundin, teksa Bajern Mynih 4 pikë larg kreut, aq sa dhe verdhezinjtë, përballet me Freiburgun e vendit të dytë. Një betejë në distancë mes aristokracisë së vjetër dhe kryengritësve të rinj për të vendosur hierarkitë e trazuara në Bundesliga.

Nga Madridi, në Liverpool, Paris e Berlin më të mëdhenjtë e lojës dhurojnë një tur adrenaline të jashtëzakonshme në ekranin e Supersport.

Më e mira e më të mirëve, mos e humbisni , ashtu si dhe ofertën e parezistueshme të DigitAlb me 25% ulje ne Paketen Premium gjate gjithë muajit Tetor.

Një arsye më shumë për te qene pjese e familjes Digitalb, aty ku gjeni gjithmonë maksimumin, pasi çdo gjë tjetër është bast… ndërsa Digitalb një garanci…

Top Channel