Studenti i legjislaturës shkruan shënime ‘mikroskopike’ në stilolaps për të kopjuar në provim (fotot)

14/10/2022 16:28

Megjithëse studionte për “ligjin e procedurave kriminale” një student në Spanjë duket se kishte zgjedhur më mirë të shkruante një pjesë të teksteve në shkronja mikroskopike në trupin e 11 stilolapsave që kishte me vete per te qene me i sigurte.

Ai kishte gdhendur letra thuajse mikroskopike në kompletin e stilolapsave Bic, por u zbulua nga profesorët dhe shënimet iu konfiskuan.

Pedagogia e universitetit të Malaga, Yolanda de Lucchi publikoi tentativën ekstreme të kopjimit dy ditë më parë.

Ajo shkruante: “Isha duke pastruar zyrën time, dhe gjeta këtë relikë të vjetër të universitetit që kemi konfiskuar disa vjet më parë”.

“E gjithë procedura e ligjit kriminal e shkruar në stilolapsa bic, çfarë arti!”

Gonzo, e cila thotë se e njeh studentin që e ka bërë këtë, thotë se ‘artisti’ ne vend të lapsit kishte përdorur një gjilpërë.

Kjo e kishte bërë më të thjeshtë për të shkruar në një stilolaps.

Postimi i Yolanda është shpërndarë më shumë se 24,000 dhe ka marrë shumë pëlqime.

Shumë komentues përmendin faktin e dukshëm se nëse studenti kishte bërë gjithë këtë përpjekje, i leverdiste më mirë të kishte studiuar e mësuar.

Shifrat e rasteve të kopjimit kanë qenë në rritje në universitetet e Evropës vitet e fundit.

FOTO GALERI
2/5
Ai kishte gdhendur letra thuajse mikroskopike në kompletin e stilolapsave Bic, por u zbulua nga profesorët dhe shënimet iu konfiskuan.

Top Channel