Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike çdo vit
Debatet në “Për’puthen” shpeshherë nisin me detaje të vogla, por situata kalon në gjëra personale ku protagonistët preken dhe situata del nga kontrolli.
Disa mesazhe në grupin e përbashkët të whatsapp janë bërë shkas për një debat dot në “Përputhen” mes Irisit dhe Ildës, ku kjo e fundit nuk i mbajti dot lotët pasi u ndje e ofenduar nga fjalët e konkurrentes tjetër.
Ilda: Provokimet dhe kunjat kanë nisur që në grupin e whatsapp, ku ajo lë të nënkuptojë që unë bëj një punë të pandershme.
Iris: Unë nuk të thashë që nuk bën punë të pandershme, thashë që puna që bëj unë është e ndershme.
Ilda: Nëse dikush më prek në familje apo në punë dhe çdo lloj gjëje që është e imja e pika të dobëta, nuk e duroj dot (qan).
Iris: Unë nuk e kam gojën për bukë, nëse më drejtohesh mua do të marrësh atë që meriton. Unë Ildes i kërkoj falje publike meqë u prek kaq shumë dhe po qan e jam më e vogël.
Ilda: Nuk po qaj nga fjalët e tua, po qaj nga inati.
Top Channel