Në kohën e ‘sulmit vulgar’ ai ishte hedhur në Tamiz për t’i shpëtuar kapjes, por doli përsëri.
Një i ri që ekspozohej në mënyrë imorale dhe ishte ngjeshur prapa një gruaje në radhën për të bërë homazhe te trupi i mbretëreshës britanike, ka pranuar sot sulmin seksual.
20 vjeçari Adeshina Adio, ishte ekspozuar dhe më pas shtynte nga prapa gruan para tij teksa prisnin në radhën e homazheve në Victoria Tower pasditen e 14 shtatorit, kur nisën homazhet publike te arkivoli i monarkes.
Më pas ia ishte pikasur dhe ishte hedhur në lumin Tamiz për t’i shpëtuar arrestimit, por u kap gjithsesi kur doli nga uji.
Adio, nga juglindja e Londrës, doli sot në gjykatën e Southwark i veshur me kominoshet gri të burgut.
Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes para se të pranonte sulmin seksual, ndaj gruas që nuk u identifikua për arsye ligjore.
I dyshuari ndërkohë mohoi një tjetër akuzë ekspozimi imoral ndaj një gruaje por iu caktua masa e paraburgimit dhe data e seancës së ardhshme në 25 nëntor.
I riu problematik kishte 29 shkelje të mëparshme duke përfshirë dhe sulme seksuale prej vitit 2020.
Prokurori Alex Adowale, e përshkruante sjelljen e tij shumë shqetësuese.
“Gjatë dy viteve të fundit, i akuzuari ka kryer një seri shkeljesh dhe është i rrezikshëm për anëtarët e publikut, saktësisht ndaj grave”, tha ai.
Adowale tha se akuzuesja nuk e kishte kuptuar kur Adio ishte vendosur prapa saj, pasi kishte pritur në radhë për disa orë. “Ajo kishte vërejtur të akuzuarin që i afrohej dhe më pas ndjeu diçka që e preku në kurriz”, tha prokurori.
“Pasi u pikas nga anëtarë të publikut i akuzuari shkoi drejt lumit Tamiz për t’i shpëtuar oficerëve, por doli pak më vonë dhe u arrestua”.
Në gjykatë u tha se Adio kishte probleme komplekse të shëndetit mendor dhe çrregullime të spektrit autik.
Top Channel