Humbja e një fëmijë është dhimbja më e madhe që mund të provojë një prind.

Lorenzo Insigne dhe Genny Dorone humbën në mesin e shtatorit vajzën e tyre në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Një tragjedi e papritur dhe dhimbje e papërballueshme për 31-vjeçarin, i cili në verë i dha fund aventurës me ekipin e zemrës, Napolin, dhe zgjodhi të vijonte karrierën në MLS te Toronto.

Sulmuesi i majtë ka thyer heshtjen duke treguar rreth vështirësive të mëdha që ai dhe bashkëshortja kanë hasur gjatë kësaj periudhe.

Javët e fundit më është dashur të përballem me probleme personale, por ndoshta jo të gjithë i dinë arsyet. Po ju sqaroj të gjithëve: unë dhe gruaja ime kemi humbur një vajzë, e cila do të jetë gjithmonë në zemrat tona.

E kam tmerrësisht të vështirë të flas në lidhje me këtë temë. Kemi dy fëmijë dhe falë tyre do të përpiqemi të ecim përpara”, deklaroi ish-kapiteni i Napolit, i cili fitoi Euro 2020 me kombëtaren e Italisë vitin e kaluar.

/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA