Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Kandidati republikan Rick Caruso është vënë në lojë së fundmi pasi korrigjoi një moderator që e quajti atë ‘të racës së bardhë’, teksa duke e kundërshtuar i tha ‘jam italian … falemnderit, domethene latin’.
Përballë valës së fushatave ekstreme “anti-raciste” si Balck Lives Matter, kandidati Rick Caruso tentoi te behej pjese e histerisë, por tashmë përballet me tallje të gjera në rrjet teksa gjatë një debati tha se mund të quhet “latin” pasi është me origjinë italo-amerikane.
Komenti erdhi në përgjigje të një pyetjeje mbi identitetin racor të kandidatëve, teksa ai konkuron përballë Karen Bass, kongresmene demokrate afro-amerikane.
Moderatorja Dunia Elvir tha në debatin e të enjtes: “Kjo është një pyetje për të dy ju. kryebashkiaku i ardhshëm i Los Angeles do të jetë ose një grua afro-amerikane, ose një i bardhë”.
“Unë jam italian,” tha Caruso.
“Italo-amerikan,” tha Elvir, duke nënqeshur.
“Falemnderit, po jam latin,” insistonte Caruso.
Debati mes kandidatëve ishte i fundit para zgjedhjeve të 8 nëntorit, dhe një klip prej tij u përhap shpejt në rrjetin Twitter.
“Tashmë identiteti i bardhë po bëhet shumë elastik, tani po përfshin dhe italianë si Rick Caruso,” komentonte shkrimtari Jamil Smith, i rrjetit Los Angeles Times.
“Është bërë aq fleksibël sa italianët mund të përfshihen të latinët”.
Një tjetër komentonte tweeted: “Kjo provon sesa e dëmshme është për politikën të jesh i bardhë në Los Angeles”.
Top Channel