Sa të sigurta i kemi të dhënat? Eksperti Semanaj: Nëse vidhen shenjat e gishtërinjve do ishte skandal, kujdes kur klikoni linqet

12/10/2022 14:09

Teksa kanë kaluar një muaj që nga sulmi kibernetik prej të cilit ra pre Shqipëria dhe u prekën disa nga sistemet kryesore të policisë së shtetit por jo vetëm, nuk dihet sesa të sigurta janë të dhënat e qytetarëve.

Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj beson se qytetarët janë të ekspozuar 100% ndaj sulmeve për shkak të dhënave të tyre në ato sisteme, madje edhe bizneset.

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, eksperti Semanaj tha se sistemi Aleat nuk është hakeruar, por do të ishte e rrezikshme nëse preken shenjat e gishtërinjve të qyetetarëve. Ai tha se shenjat mund të printoheshin dhe të vendosen në skena krimi brenda dhe jashtë vendit/

“Nuk ka nevojë të hakerohet fare Aleat se të dhënat tona kanë dalë që në prill. As për shenjat e gishtërinjve, sepse janë në sistemet e policisë.Ne kemi një hakerim të pranuar tani, informacionet që po dalin tani, janë database nga ku furnizohet me informacione e-Albania.

Të gjitha sistemet janë të lidhura me njëra tjetrën, Nuk besoj se Aleat është prekur, por të dhënat që gjendjen aty po, sepse aksesohen nga shërbimet qeveritare. Kompanitë që kanë pasur investime në siguri, por kanë pasur lidhje me institucionet u janë prekur të dhënat.

Vetëm shenjat e gishtërinjve shpresoj mos të dalin sepse do ishte skandal, secili nga ne do ishte në rrezik. Mund të printohen dhe të vendosen në skena krimi, si brenda dhe jashtë. Mund  të jemi pre e krimeve të ndryshme, mund të krijohet llogari në kriptovaluta dhe të bëhet pastrim parash, etj.

Eksperti paralajmëroi qytetarët të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe mos të klikojnë linqe që iu vijnë, pavarësisht sesa të besueshme mund të duket.

“Si qytetar jemi 100% të ekspozuar. Ne mund të jemi të kujdesshëm, kam ndjekur shumë raste. Duke qenë se kanë të dhënat, mjafton një sms që ju drejtohet në emër, të Klikoni  linqet, dokumentet”- tha Semanaj.

Sa i përket shqetësimit që kanë qytetarët lidhur me llogaritë bankare, Semanaj tha se sistemi bankar është shumë më i sigurt sesa institucionet e tjera.

“Nëse dalin informacione bankare nuk do të thotë se dalin nga sistemet e bankave. Bankat në Shqipëri kanë të njëjtin sistem mbrojtje si vendet e tjera. Probabiliteti i sulmimit të bankave është i njëjtë me atë në Austri, duhet të jemi të qetë”- përfundoi eksperti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA