Vaksina anti covid ka ndikuar në çrregullimin e ciklit menstrual tek gratë, por kjo përkohësisht.

Sipas një studimi ndërkombëtar  ku u vlerësua cikli në afro 20 mijë gra të moshës mesatare 30 vjeç në Europë , SHBA dhe Kanada u pa që disa prej tyre  patën cikle menstruale më të gjata .

Ne grupin e parë morën pjesë 14,936 gra të vaksinuara me një ose me shumë doza dhe grupin ne tjetër 4,686 gra të pavaksinuara.

Në grupin e grave të vaksinuara, autoret regjistruan të dhënat për të paktën tre cikle menstruale para vaksinimit.

Për gratë e pavaksinuara, studiuesit ekzaminuan tendencën e menstruacioneve për të paktën 4 cikle.

Gati dy të tretat e pjesëmarrëseve të vaksinuara kishin marre vaksinen Pfizer/BioNTech, kurse pjesa tjetër mori vaksinat Johnson & Johnson, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca.

Rezultatet treguan se grupi i grave te vaksinuara pati një rritje mesatare ne kohëzgjatjen e ciklit menstrual si pas dozës së parë ashtu edhe pas të dytës .

Te gratë e vaksinuara, 6.22% e tyre kishin një rritje të distancës midis cikleve menstruale me më shumë se 8 ditë.

Studiuesit identifikuan gjithashtu një nëngrup prej 743 grash me cikël menstrual normal të cilat morën të dyja dozat e vaksinës brenda 28 ditëve.

Në këtë nëngrup, rritja mesatare e kohëzgjatjes së ciklit menstrual gjatë periudhës para vaksinimit ishte 3.7 ditë me 13.5% të grave që e vunë re atë rritje për 8 ose më shumë ditë.

Nuk u vunë re ndryshime bazuar në llojin e vaksinës së administruar.

Studiuesit theksojnë se rezultatet e këtij studimi janë qetësuese dhe mund të  përdoren për të informuar më mire gratë se çfarë mund të presin pas vaksinimit kundër Covid-19.

Edhe pse janë gjetur ndryshime në ciklin menstrual pas vaksinimit, në shumicën e rasteve ato janë të vogla dhe afatshkurtra.

Studiuesit duan të analizojnë çdo ndryshim tjetër në ndryshimet e ciklit, të tilla si hemorragjia ose dhimbjet, dhe të analizojnë mekanizmat molekularë me të cilët vaksina Covid ndërvepron me ciklin menstrual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA