Deputetët polakë thonë se tentativat e Rusisë për të ndaluar një projekt që i jep Varshavës akses drejt detit Balltik, kanë motive të tjera politike.
Polonia thotë se Moska po përdor pretendime të ekzagjeruara ambjentale për të ndaluar ndërtimin e një kanali ujor drejt Detit Balltik.
Mediat ruse pretendojnë se Kanali i Vistula Spit dëmton një park natyror të mbrojtur nga BE. Kanali kalon përmes pjesës polake të Vistula Spit, duke i dhënë vendit akses të drejtpërdrejtë në Detin Balltik.
Më parë ky akses bëhej me anë të ngushticës Pilawa që kontrollohet nga Rusia në territorin e saj të shkëputur evropian, Kaliningrad.
Autoritetet ruse pretendojnë se rripi i tokës dhe laguna e Vistula, të cilat ndahen mes Rusisë e Polonisë, përbëjnë një “objekt natyror unik”.
“Ndërtimi kanalit nuk kërkon shpyllëzim, por ndryshon regjimin e ujit në gji, dhe trazon ekosistemet ekzistuese,” thoshte agjencia shtetërore ruse Sputnik në edicionin e saj të mëhershëm në prill.
Por qeveria polake e konsideron kanalin si një lëvizje ekonomike ka urdhëruar një hetim bazuar në provat e mbledhura nga mediat ruse.
Prof. Jan Marcin Węsłaëski i Akademisë Polake të Shkencave dhe kolegët i tij , Prof Lech Stempnieëicz e Dr Michał Goc në Universitetin e Gdańsk, thanë: “Kanali ka shumë pak ose fare efekt në mjedisin detar pasi me portat e komanduara do të ketë vetëm kalim minimal ujor mes gjirit të Gdańsk dhe lagunës Vistula.”
Kostoja e kanalit është rreth €230mln, një nga projektet më të shtrenjta të qeverisë.
Por në një studim të mëhershëm të Prof Włodzimierz Rydzkowski, i Universitetit të Gdańsk, llogaritej se do të duheshin disa shekuj para se struktura të niste të kthente investimet e bëra.
Në të mund të kalojnë 12 anije të masës së mesme në ditë, të cilat shkurtojnë vetëm 50 milje detare rrugë por shmangin kalimin në doganat ruse të Kalingrad.
Deputeti i opozitës polake Piotr Adamowicz, i grupit centrist Platforma Civile e ka quajtur projektin një lëvizje politike për të forcuar pozitat elektorale të partisë Ligj e Drejtësi në pushtet.
“Kanali nuk ka impakt ekonomik apo strategjik por qeveria kërkon vetëm të vendosë veton dhe shpejt struktura mund të bëhet e papërdorshme”, ka thënë ai.
Top Channel