Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku babai ka vrarë djalin e tij 5 vjeç.
Pasi ka mbytur djalin, ai i ka dërguar ish-gruas së tij foto nga kufoma.
Gabriel Enrique Gonzales Cubillos la trupin e djalit të tij, Gabriel Esteban, në një dhomë hoteli në Departamentin e Cundinamarca, në Kolumbinë qendrore pas vrasjes që stafi ta zbulonte, ndërsa më pas është kapur nga policia.
50-vjeçari u arrestua në një pikë kontrolli, ndërsa u raportua se ai ishte përpjekur të korruptonte policinë që ta linin të kalonte.
Policia tha se ata besojnë se ai kreu vrasjen, sepse nuk pranoi faktin që gruaja e tij gjeti një partner të ri.
Cubillos dyshohet se rrëmbeu djalin e tij të dielën më 2 tetor, përpara se të akuzohej për vrasjen e tij në mënyrë të tmerrshme në orët e para të mëngjesit të nesërm.
Në mesazhin në WhatsApp shkruhej: “Ai nuk vuajti. Tani mund të kënaqeni vetëm me Edilson dhe Wesly pa Tricitico dhe pa mua. Urime.”
Identitetet e personave të tjerë të përmendur në mesazhin e tij janë aktualisht të paqarta.
Pasi mori këtë mesazh, nëna telefonoi policinë për të ndjekur vrasësin.
Dyshohet se ai i ka lënë një USB ish-gruas së tij duke detajuar planin e tij të sëmurë.
Top Channel