Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Rreth 2 javë pas rrëshqitjes së dheut në Kodër Currila të Durrësit, që detyroi evakuimin e banorëve dhe shkaktoi dëme në biznese e banesa, pronarë të subjekteve të prekura dhe banorë thonë se kanë mbetur pa mbështetje.
Edhe pse dëmet janë të dukshme, deri tani nuk është kryer asnjë vlerësim zyrtar për humbjet e pësuara.
“Jemi komplet të harruar. Dëmin e shihni vetë (…) Jemi të izoluar komplet dhe nuk mund të ushtrohet aktiviteti. Është mundi i fëmijëve dhe familjes. Ishte reparti i xhenios, preu ato pishat dhe… Kemi dëgjuar kryetaren e bashkisë që tha do i ndihmojmë banorët, po nuk e di se kur do të vijë ndihma. Vij sa me hap lokalin me e qajt. Asnjë grup për vlerësimin e dëmit nuk ka ardhur. Janë 16 punëtorë që mbahen me rroga, po deri kur?”, thotë një banor.
Ndërkohë, banorë të pallatit që u evakuuan pas rrëshqitjeve janë detyruar të kthehen në apartamentet e tyre dhe pse zyrtarisht nuk është e lejuar.
“Jemi kthyer se nuk e dimë sa do të zgjasin këto punime. Nuk kemi nga t’ia mbajmë. Nuk e dimë kur do të fillojnë dhe jo më kur do të mbarojnë këto punime. Në shiun e fundit që ra ka dhe një shkëputje tjetër të dheut që e bën dhe më të rrezikshme. Në terren nuk punohet prej ditësh. Vetëm punëtori i një subjekti përpiqet të bëjë ç’të mundet.
Shteti e ka në dorë. Iku dhe ushtria. Erdhën këta të bashkisë dhe thanë nuk ka fond ta përballojë këtë situatë. Të shohim ç’do bëhet”, thonë banorët.
Bizneset e prekura kërkojnë ndihmë për të përballuar dëmet e shkaktuara, ndërsa banorët kërkojnë që institucionet të japin sa më shpejt një zgjidhje përfundimtare për sigurinë e kodrës dhe të banesave të tyre.
Top Channel