Disa vende të Bashkimit Evropian kanë kërkuar rivlerësim për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar për kushtin e ri gjatë raportimit në komisionin për Integrime Evropiane.
Bislimi po ashtu ka thënë se pritet një takim gjatë tetorit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Derisa ka folur për raportet me Serbinë, ka shtuar se serbët e Kosovës po ballafaqohen me presion për ndërrimin e targave të automjeteve.
Gjatë komisionit për Qeverinë Kurti pati akuza nga opozita për situatën e krijuar nga kriza.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po ashtu tha se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka kohë dy javë të diskutojë me palët për marrëveshjen për energji në komunat veriore pa përjashtuar edhe mundësinë e revokimit të licencës për kompaninë serbe, Elektrosever.
Top Channel