Kandidati i majtë Lula drejt përballjes finale me Bolsonaro në presidencialet e Brazilit (fotot)

06/10/2022 21:09

Para votës finale të 30 tetorit, kandidati i majtë presidencial Lula da Silva drejtonte sot një miting në bastionin e tij elektoral Sao Paulo së bashku me zëvendës Geraldo Alkmin.

Kandidatja që u rendit e treta në raundin e parë i ka dhënë mbështetjen veteranit Lula që përballet në raundin final me mbatësin e postit, presidentin e djathtë Jair Bolsonaro.

Senatorja e qendrës së djathtë Simone Tebet mori 4.2 përqind të votave të së dielës, përkundër  48.4 përqind të pretenduara nga Lula deh 44 përqind nga presidenti Bolsonaro.

Mbështetja e votuesve te Tebet, mund të rezultojë kyçe për të fituar mbështetjen e konservatorëve katolikë dhe grave në Brazil.

Por teksa kritikonte të dy pretendentët në konferencën e shtypit në Sao Paulo, ajo tha se gjithsesi presidenti Bolsonaro “është më i keq se ish-presidenti Lula” që ka qeverisur nga 2003 deri në 2010.

Mbështetja erdhi megjithse partia e saj Levizja Demokratike e Brazilit nuk ka një qëndrim të unifikuar se cilin kandidat duhet të mbështesin, duke lënë të lirë zgjedhjen individuale.

FOTO GALERI
1/6
Lula da Silva drejtonte sot një miting në bastionin e tij elektoral Sao Paulo së bashku me zëvendës Geraldo Alkmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA