“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, SPAK del me njoftim zyrtar pas aksionit te AKSHI. Zbardhet akuza për Mirlinda Karçanaj
Në Përputhen, përveç njohjeve dhe romancave të reja, tregohen edhe histori të kaluara që mund të kenë lënë gjurmë në memorien e konkurrentëve.
Orsiola ka treguar gjatë takimit katër minutësh me Petron, lidhjen e saj të vetme që ka pasur, e cila kishte zgjatur katër vite dhe I kishte lënë një shije mjaft të hidhur.
Ajo ka treguar se xhelozia e ish-partnerit të saj kishte arritur deri në pikën që vetë ajo të mos e donte veten. Orsiola ka treguar se ish- i dashuri i kishte vendosur edhe GPS në makinë.
Orsiola: Kam pasur një lidhje të keqe. Personi tjetër ishte shumë xheloz e më pengonte në shumë gjëra. Nuk dilja nga shtëpia sepse ai më bënte të mos e pëlqej veten. Më vuri GPS në makinë. E kisha shumë të vështirë të ndahesha se më thoshte do të vij në shtëpi, unë në shtëpi jetoj me prindërit. Gjëja më e mirë që kam bërë është që jam ndarë me të. Ishte katër vite lidhje dhe kur e nisa isha 16 vjeçe.
Top Channel