Gjekmarkaj në “Top Story”: Krichbaum në Shqipëri për një mision eksplorues, Berishën e arkivon tek e shkuara

06/10/2022 21:27

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zbardhur mbrëmjen e sotme në Top Story takimin me zyrtarin Krichbaum, për të cilin tha se ndodhet në Shqipëri me një mision eksplorues për hapësira bashkëpunimi në Partinë Demokratike.

Gjekmarkaj tha se Krichbaum kërkonte një bashkëpunimpolitik në PD më shumë se sa hapësirat në parti të zgjidhen në Gjykatë.

Gjekmarkaj: Nuk e di saktësisht me kë është takuar tjetër Krichbaum. Ai është një përfaqësues i lartë i bundestagut. Unë pata një bisedë të gjatë me të dhe kuptova se ai është në Tiranë me një mision ekplorues dhe kuptova se po studion nëse ka hapësira bashkëpunimi. Me sa u shpreh kërkonte më shumë një process politik sesa një zgjidhje tek Gjykatat. Me sa kuptova ai Berishën e sheh tek e shkuara.

Gjekmarkaj nga ana tjetër tha se edhe populli shqiptar ka shumë dëshirë që të ketë që Partia Demokratike të organizohet e bashkuar dhe jo e përçarë.

Gjekmarkaj: Ne kemi folur shumë për ndryshimet në PD, nuk duket se ka ndonjë ndryshim të madh por ka një dëshirë të njerëzve që opozita të organizohet e bashkuar. Nëse ka vullnet gjithçka është e mundur. Jo që të rikthehen të gjithë, unë nuk kam asnjë pendesë për qëndrimet që kam mbajtur prej një viti por nga ana tjetër unë shoh që njerëzit duan të na shohin të bashkuar përballë qeverisë. Ka një shumicë njerëzish që shkojnë pas Berishës dhe ky është një faktor domethënës.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel