Për herë të parë mjekë ednokrinologë, nefrologë dhe kardiologë dalin në konkluzione të qarta për të parandaluar komplikacionet e diabetit.
Përveç uljes së sheqerit në gjak tek këta pacientë duhen parandaluar dëmtimi, që u shkaktohet në veshka dhe në zemër.
Gati gjysma e pacientëve që shkojnë në Dializë kanë shkak diabetin dhe 30 %e tyre shkojnë për shkak të problemeve në zemër.
Numri i personave që vuajnë nga probleme të veshkave është rritur. Sipas mjekëve nefrologe situata po përkeqësohet pasi pamjaftueshmëria e veshkave i çon pacientët në Hemodializë.
Sëmundja e diabetit por dhe hipertensioni janë dy ndër shkaktarët që çojnë në shtimin e numrit të pacientëve që vuajnë nga probleme të veshkave.
“50 % e pacientëve me diabet dhe shkojnë në dialize dhe 30 % e pacientëve me hipertension shkojnë në dializë”, tha Prof. Dr. Myftar Barbullushi, shef i shërbimit të nefrologjisë.
Mjekë kardiologë, nefrologë dhe endokrinolgë kanë dalë në përfundimin se tek një pacient me diabet duhet parandaluar dëmtimi i zemrës dhe i veshkave të cilën do të duhet ta bëjë mjeku i familjes e protokollet mjekësore.
“Nëse deri më sot janë fokusuar vetëm në uljen e sheqerit, duhen parandaluar këto dëmtime të dy organeve të rëndësishme”, u shpreh Prof. Barbullushi.
Këto risi u përcollën në konferencën e nefropatisë diabetike ku ishte i pranishëm presidenti i shoqatës evropiane të nefrologjisë dhe profesorë të njohur tre shërbimeve në QSUT.
Top Channel