Reforma Zgjedhore/ KQZ shkresë Komisionit të Posaçëm Parlamentar, rekomandon ndryshime të Kodit Zgjedhor

05/10/2022 12:05

KQZ i ka dërguar Komisionit të Posaçëm Parlamentar shkresë per realizimin e Reformës Zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon disa ndryshime të Kodit Zgjedhor:

Për mënyrën dhe formën e organizimit dhe e funksionimit të komisioneve të qendrave të votimit (KQV), të komisioneve zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ), si dhe e grupeve të numërimit (GN).

“Qëllimi është që të paktën në aspektin formalo-teknik të kemi një administrim më të mirë të procesit zgjedhor nga komisionet e niveleve të dyta dhe të treta. Përmirësimet që ne nxisim në lidhje me këtë aspekt, jo domosdoshmërisht ato duhet, apo mundet t’i zhveshin partitë nga të drejtat që ato kanë sot në administrimin e zgjedhjeve. Përfshi këtu edhe të drejtën për vendimmarrjen nga përfaqësuesit e tyre në këto komisione. Propozimet në lidhje me organizimin dhe funksionimin e këtyre komisioneve vlerësojmë se janë në përputhje edhe me rekomandimin e OSBE/ODIHR në vitin 2019, si dhe me konstatimet e konfirmuara nè Raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit 2021”, theksohet në raport.

Rregullat për financimin e fushatës zgjedhore.

“Financimi i partive politike është një aspekt shumë i rëndësishëm i procesit zgjedhor dhe si i tillë vlerësojmë se ka shumë për të përmirësuar. Duke qenë se koha në dispozicion për zgjedhjet e radhës nuk lejon ndryshime themelore dhe mundësi për zbatimin e tyre, sugjerojmë të konsideroni për momentin rekomandimet vijuese:
a. Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet
(online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar. b. Të percaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të
identifikuara si “palë të treta”.

Propozimet për këtë aspekt vlerësoj se janë në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR nr: 14 viti 2019 dhe nr: 18/19 viti 2021”, thekson Celibashi.

Përdorimi i aseteve publike dhe fushata nga funksionarët publikë.

“a. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht gjykon mbi raportimet e bëra nga vetë institucionet publike dhe nuk mund të monitorojë mediatizmin që iu bëhet veprimtarive me karakter publik. Kjo situatë e vendos në kushte mosveprimi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të identifikuar veprimtari me karakter publik për të cilat ka detyrim të raportohen, por ndërkohë mbeten të paraportuara.

b. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vendosur përpara situatave të paqarta në lidhje me pjesëmarrjen në fushatë apo veprimtari të tjera publike të kryetarëve të bashkive/ këshilltarëve bashkiakë, të cilët kanë edhe statusin e kandidatit. Neni 91, pika 4 i Kodit Zgjedhor, ndalon 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re, propozimin miratimin ose nxjerrjen e akteve ligjore ose nënligjore që parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë. Sipas tij, kjo dispozitë është e zbatueshme vetëm për zgjedhjet për Kuvend dhe është e paaplikueshme për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore”, sipas KQZ.

Ai rekomandon që të të përcaktohet se çfarë duhet të jetë e ndaluar për funksionaret publikë në kuadër të fushatës zgjedhore, si dhe mekanizmat për verifikimin nga KQZ mbi përdorimin e aseteve publike dhe veprimtarinë e institucioneve publike.

Shkresa e KQZ në Kuvend

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA