Sapo kemi hyrë në tetor, muajin e librit. Motoja e sivjetshme është “libri afron botën’, në sinkron me zhvillimet sot në botë.
Qofshin ato letrare, shoqërore, gjeografike dhe socioplotike. Ceremonia hapëse u konsiderua si një festë, sepse gjithë ky muaj është një festë e bukur për të gjithë aktorët e librit.
Qëllimi është i thjeshtë. Nëpërmjet gjithë aktiviteteve të ngjeshura përgjatë muajit të gjithë audiencat të afrohen më shumë me librin. Në librin tradicional, por edhe atë on line.
Në kuadër të këtij muaji të mërkurën hapet edhe Festivali Letrar Ndërkombëtar i të rinjve “ Tirana Gate 2022”. Më shumë se 50 autorë do të jenë pjesë e festivalit.
Motoja ‘libri afron botën’ do të jetë së bashku me moton “lexo shqip’. Tetori i librit në Shqipëri i paraprin edhe panairit të nëntorit.
Top Channel