Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Për të dytin vit radhazi një nga muralet më të bukura të MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites.
Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve.
Drejtor i Përgjithshëm i Dekor Tirana dhe ideator i Tirana Mural Fest, Henril Çule thekson se Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore. “Jemi entuziast që për të dytin vit radhazi një nga perlat e MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites.
Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore! Kemi ngritur një standard që na përfaqëson denjësisht. Uroj që artisti Fabian Bane Florin të kurorëzohet me çmimin e parë ashtu si u vlerësua maksimalisht kolegu i tij Gera me Muralen e vitit 2021 në Tiranë”, thekson Henril Çule.
Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.
“Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e kuratorit të njohur, Helidon Haliti.
Top Channel