Mund të vizitohet me prenotim, vepra më e madhe e artit bashkëkohor në histori

03/10/2022 13:03

Quhet City dhe është vepra më e madhe e artit bashkëkohor në histori.

Një instalacion gjigant më shumë se 2 km i gjatë dhe 500 metra i gjerë ku alternohen lugina, kodrina, konstruksione betoni, argjinatura dhe bimë. Vepra, e krijuar nga artisti amerikan Michael Heizer midis viteve 1970 dhe 2022, dëshiron të jetë një homazh për strukturat megalitike të së kaluarës, nga piramidat te ndërtimet Maja, të rishikuara në një çelës minimalist.

Qyteti ndodhet në shkretëtirën e Nevadës, në Shtetet e Bashkuara dhe ka kushtuar mbi 40 milionë dollarë për t’u ndërtuar. Për të financuar veten, Heizer, tani 77-vjeç, kishte krijuar një organizatë jofitimprurëse, Fondacioni “Triple Aught”, i cili tani është përgjegjës për menaxhimin e ndërtimit të madh.

 

Heizer ndërkaq nuk e vendosi aksesueshmërinë ndër kriteret kryesore që udhëhiqnin punën e tij. Qyteti është i rrethuar nga qindra kilometra shkretëtirë dhe mund të vizitohet, me prenotim, nga grupe të vogla njerëzish. Kushdo që dëshiron ta shikojë nga lart, mund ta kërkojë në Google Maps në këtë adresë.

Rikujtojmë, se dy qiellgërvishtësit futuristikë, gati 500 metra të lartë, pritet të ndërtohen në shkretëtirën e Detit të Kuq, në Arabinë Saudite. Ndërtesat supozohet të shkojnë paralel me njëra-tjetrën në një gjatësi prej 170 kilometrash dhe do të strehojnë deri në pesë milionë njerëz. Qiellgërvishtësit do të jenë më të lartë se Empire State Building dhe e gjithë struktura e tyre është planifikuar të jetë e mbushur me pasqyra, për të reflektuar bukuritë natyrore përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA