Hakerat u treguan kriminelëve lëvizjet e policisë, gazetarja: Publikimi i të dhënave rrezikon hetimet për ta

03/10/2022 22:47

Personat që janë nën hetim për vepra të ndryshme penale mund të mësojnë për hetimin nëpërmjet të dhënave që kanë publikuar hakerat këtë të hënë.

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se të dhënat që dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit venë në rrezik hetimet që janë në vijueshmëri në vend.

“Një njeri që sheh aty se është nën hetim, do veprojë. Mund të prishë provat ose mund të largohet nga Shqipëri”, thotë ajo.

1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor u publikua sot nga hakerat Home Land Justice.

Ndërkohë, sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në punë plorësisht. Në 10 shtator sistemi TIMS u sulmua nga hakerat iranianë.

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se përtej të dhënave që hakerat kanë publikuar falas për të gjithë, ata kanë ofruar dhe mundësinë e blerjes se komplet sistemit TIMS.

“Kundrejt një pagese pesë mijë euro, eksponentët e krimit mund të blejnë komplet TIMS”, dhe kjo është në rrezik në sigurisë kombëtare, thekson Bezat.

Top Channel