Të gjithë I duan sportet. Aktiviteti fizik, domosdoshmëri e kohëve moderne.

Të gjithë I duan sportet. Aktiviteti fizik, domosdoshmëri e kohëve moderne.

Universiteti i Sporteve ka një traditë 64 vjeçare. Prodhon që nga Mësues Fiskulture deri tek Trajnerë Fitnesi dhe Guida Turistike të sporteve të aventurës malore dhe detare.

Këtë vit ne kemi programuar 480 kuota studimi, përfshirë edhe ato të diasporës. Kemi një rritje me 20% të kuotave krahasuar me vitin e shkuar. Në raundin e parë të konkursit ne plotësuam, mbi 90% të kuotave. Konkurset e raundit të dytë janë bërë dhe presim që nga 3 tetori kur nisin sërish regjistrimet, do t’i plotësojmë gjithë kuotat që kishim planifikuar.”– tha Agron Kasa, Rektor I Universitetit të Sporteve Tiranë

Për shumë kohë ka ekzistuar mentaliteti se kush nuk fitonte në degën që donte, mund të vraponte tek dyert e hapura të Universitetit të Sporteve.

Sot ky mentalitet është tërësisht I gabuar. Ne kemi një vend shumë të rëndësishëm në shoqëri, madje më shumë se kaq, kemi një detyrim të madh. Së pari në sistemin tonë arsimor publik dhe privat janë shtuar orët e edukimit fizik, kështu që ka nevojë gjithmonë për Mësues të Edukimit Fizik.

Duhet të dini që vetëm në futboll janë 18 mijë sportistë dhe futbollistë që luajnë në Shqipëri, kështu që të gjithë ata kanë nevojë për Trajnerë të niveleve të ndryshme.

Ajo që është shumë e dukshme sot, janë qendrat e fitnesit që po shtohen si kërpudha, për rrjedhojë ka nevojë të madhe për Personal Trainer.

Studentët tanë që në vitin e dytë në Bachelor joshen për punë nga Agjencitë Turistike.

Për Rehabilituesit Shqipëria ka një mangësi shumë të madhe. Deri tani e kanë mbuluar mjekët, por në fakt kërkohet një ekspertizë e mirëfilltë për të rehabilituar që nga herniet, dëmtimet, frakturat.

Për më tepër që Shqipëria është futur në një fazë Obeziteti tej mase agresive.”– tha Agron Kasa, Rektor I Universitetit të Sporteve Tiranë.

Unë jam nga Gramshi, jam futbollist 22 vjeç, dhe sapo kam mbyllur studimet Bachelor në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes që përfshin ndër të tjera degën e Mësuesisë. Pasi mbarova gjimnazin kisha mundësi të shkoja në një shkollë tjetër, se e kisha të lartë mesataren, por ngaqë gjithë jetën e kemi lidhur me sportin, vendosa të studioja këtu. Futbolli, sporti është jeta ime. Duhet të përfundoj edhe Masterin dhe me këtë diplomë mund të punoj kudo, pasi njihet në gjithë botën.”– tha Arbër Baku, Futbollist, Student në UST

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA