22 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Nga 413 testime të kryera gjithsej, të infektuar me Covid 19 janë konfirmuar 12 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kamëz, nga 1 qytetarë në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 467 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
37 qytetarë të tjera janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,083 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 413
Testime totale 1,982,731
Raste pozitive 331,139
Raste të shëruara 327,083
Raste Aktive 467
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 255
Elbasan 41
Fier 36
Vlorë 28
Durrës 17
Gjirokastër 19
Dibër 16
Lezhë 20
Shkodër 14
Korçë 10
Berat 9
Kukës 2
Top Channel