Një muaj pas kësaj përplasjeje të tmerrshme në ndeshjen e javës së dytë të Abissnet Superiores, në ndeshjen Egnatia Tirana, futbollisti bardheblu Kevin Qefalia ka kaluar çdo problem përfundimisht.
Një incident sa i rrallë aq edhe I frikshëm në sport që shokoi të pranishmit dhe kushdo i ka parë këto pamje, por sot Kevini për fat të mirë ka harruar çdo gjë.
Klevi Qefalia, futbollist i Tiranës:
“Nuk është se mbaj mend gjë, thjesht më kujtohet që isha vetëm në fushë dhe kërceva për të kapur topin aty pësova një goditje dhe për dy ditë të tjera nuk mbaj mend asgjë”.
Një ngjarje e rrallë edhe për Arzen Vocin, fizioterapistin e skuadrës së Tiranës i cili i dha ndihmën e parë i shokuar nga gjendja e futbollistit të lojtarit të skuadrës së tij.
Arzen Voci, fizioterapist i KF Tirana:
“Të them të vërtetën nuk më kishte rënë rasti ta përjetoja vetë një situatë si ajo, u futa me vrap në fushë për të dhënë ndihmën si në qindra raste të tjera dhe kur u afrova, kuptova që kisha të bëja me diçka më të rëndë se sa e kisha menduar”.
Po çfarë rezultoi pas skanerit të kryer në spitalin e traumës më pas?
Arzen Voci, fizioterapist i KF Tirana:
“Ka një thyerje në kafkë, pllakat janë të njëjtin nivel që tregon që edhe rikuperimi do të jetë më i shpejtë se sa larg qoftë të kishte një zhvendosje dhe kishte pësuar edhe një hematomë në tru”.
Klevi ka qëndruar për rreth 14 ditë në spital në muajin e fundit për shkak të problemit por tashmë ka marrë ok e mjekëve se gjithçka është në përmirësim.
Por ajo që bie në sy është impakti dhe mbështetja që i kanë dhënë lojtarit të Tiranës bashkëlojtarët e tjerë, thuajse të gjithë veç lojtarëve të skuadrës që ja shkaktuan këtë dëmtim edhe pse të paqëllimshëm.
Klevi Qefalia, futbollist i Tiranës:
“Kanë ardh shumë mesazhe nga shumë futbollist edhe nga ato të Partizanit, por nga Egnaia askush”.
Qefalia tregon se dëmtimi i tij edhe pse kaq i rëndë nuk ja ka zbehur aspak dëshirën për t’u rikthyer në fushën e lojës.
Klevi Qefalia, futbollist i Tiranës:
“Në fakt me zor po pres të rikthehem në stërvitje nuk kam asnjë lloj frike shpresoj të vij akoma më i fortë”.
Arzen Voci, fizioterapist i KF Tirana:
“Klevion e mbaj mend shumë të vogël dhe i tillë ka qenë gjithmonë, do të ishte e çuditshme të ishte ndryshe, kështu që ndihmën e ka mjetet do t’i ketë në dispozicion, nuk besoj që do të jetë faktor pengues”.
Gjithsesi sipas mjekëve Klevi Qefalia do të qëndrojë edhe për rreth 3-4 javë pushim apsolut për t’u rikthyer më pas në stërvitje ndoshta me një kokore.
Top Channel