Ndërtimet pa leje në Tiranë, pezullohen nga detyra zyrtarë komisariatesh, mes tyre edhe shefi Bujar Mehmeti

30/09/2022 12:59

Disa zyrtarë komisariatesh janë pezulluar nga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë.

Mësohet se është pezulluar nda detyra Bujar Mehmeti, shef i komisariatit nr 1, Flamur Sula shef i postës policore në Farkë si dhe disa policë që mbulojnë këto zona.

Ata do të jenë të pezulluar për një muaj, ndërkohë që  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po zhvillon hetime për shpërdorim detyre për zyrtarët.

Hetimi ndaj tyre vjen pas vendimit të qeverisë për operacionin kundër ndërtimeve pa leje, i cili nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi.

Dje është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA